Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, Njësia Rajonale Komunikacionit Rrugor, (NJRKRr) gjatë periudhës kohore: 11.-17.02.2022 kanë shënuar këto aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna janë shqiptuar gjithsejtë: 446.
Gjatë kësaj periudhe kohore në zonën e përgjegjësisë DRP Gjilan kanë ndodhur 15 aksidente:
Lokacioni i aksidenteve:
a) 06 aksidente në rrugë nacionale
b) 01 aksidente në zonën e përgjegjësisë së stacioni policor Viti
c) 06 aksidente në zonën e përgjegjësisë së stacioni policor Gjilan dhe
d) 02 aksidente në zonë të përgjegjësisë stacioni policor Kamenicë
Gjatë javë janë konfiskuar 14 patentëshofer :
a) 10 për tejkalim në vijë të plotë
b) 03 për tejkalim të shpejtësisë së lëvizjes dhe
c) 01 për shkaktim të dy aksidenteve në rrugën Crep- Kamenicë
NJRKRr gjatë javës ka implementuar Planin Operativ “Sezoni dimërorë” dhe ka shqiptuar 04 gjoba për vozitësit të cilët janë hasur në rrugë duke qarkulluar pa pajisje dimërore .
NJRKRr duke u bazuar në planifikimin e punës po ashtu ka implementuar Planin Operativ “Telefonat celular”.
Gjatë javës janë shqiptuar 62 gjoba ndaj vozitësve që janë hasur në rrugë duke përdor telefonin gjatë vozitjes së automjeteve të tyre.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët, dhe fton që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 dhe 038 50807590 .
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.