Mbrëmë në orët e vona u raportua për vrasjen aksidentale të policit Lirim Haxholli në fshatin Zllatar të Prishtinës.
Kjo ngjarje tragjike ndodhi pasi në një vilë në Zllatar ishin mbledhur për qejf një grup i madh i zyrtarëve policorë.
Festa e tyre u kthye në tragjedi, kur aksidentalisht u plagos polici i ri Lirim Haxholli.
Intervistimi i këtij grupi policor nga ana e prokurorisë dhe hetuesve policorë, siç mëson Demokracia.com, ka zgjatur deri në orët e mëngjesit dhe vendimi përfundimtar është suspendimi i 15 zyrtarëve policorë të përfshirë në këtë rast, ku për 6 prej tyre prokurori i rastit e ka vendosur masën e paraburgimit.