Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka bërë me dije se do të organizojë protestë më 1 mars para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Sipas kësaj sindikate, protesta do të mbahet për të kundërshtuar koeficientët e paraparë për infermierët në Ligjin e pagave.
Protesta është duke u mbështetur edhe nga Oda e Infermierëve të Kosovës, Shoqata e Infermierëve të Urologjisë së Kosovës, Shoqata e Instrumentareve të Kosovës dhe Shoqata e Infermierëve të Psikiatrisë së Kosovës.