Pas Remzi Ejupi, i cili mbrëmë e konfirmoi kandidaturën e tij për president të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), duke treguar se po e bën një program me ekspertë ndërkombëtar, sot edhe Arianit Ahmeti në një prononcim për “Gazetën Express” edhe zyrtarisht konfirmon kandidaturën e tij për kryetar.
Kështu Ejupi dhe Ahmeti bëhen dy kundërkandidatë të presidentit aktual të FFK-së, Agim Ademit, për zgjedhjet që do të mbahen në FFK më së largu deri në korrik, ndonëse data ende nuk është caktuar.