Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në seancën e Kuvendit të Kosovës ka folur për shtrenjtimin e çmimit të rrymës.
Rizvanolli ka komentuar lidhur me shqetësimet e fundit të qytetarëve për fatura të fryra të energjisë elektrike.
Ajo ka pranuar se ka pasur paqartësi në fatura dhe ka kërkuar nga KESCO që të dalë me një sqarim, shkruan Reporteri.net.
Ministrja Rizvanolli ka thënë se në faturat e fundit shpesh janë paraqitur shifra më të larta se ato që duhet të paguajnë qytetarët duke i vënë ata në konfuzion, duke mos e ditur se cila është shifra finale e faturës.
“Ka pasur paqartësi në fatura dhe iu bëj thirrje KESCO-S që shpejt të dalë me sqarim. Shpesh janë paraqitur numrat më të lartë se ato që duhet të paguajnë qytetarët, kështu ata nuk e dinë se cila është shifra finale. Kam thënë që ka paqartësi dhe qytetarët nëse mendojnë duhet ti raportojnë tek institucionet përkatëse, ka thënë Ministrja Rizvanolli.