Ish-kryeministri, njëherit deputeti nga Lidhje Demokratike e Kosovës(LDK), Avudllah Hoti duke folur për rritjen e çmimeve, dhe rritjen e kostos së bizneseve, ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti se nuk ka sjellë asnjë kompani të huaj serioze në vend për të investuar.
Ish-kryeministri Hoti në seancën e sotme duke iu referuar pagës mesatare, ai tha se është bërë pa përballueshme jeta e qytetarëve me çmimet e larta të rrymës dhe atyre bazike.
“E para, janë rritur çmimet e ushqimeve bazike dhe ne kemi nxjerrë evidencë për këtë. Brenda një viti çmimi i miellit është rritur me 29 për qind, buka 17 për qind, vaj 46 për qind, nafta 26 për qind e kështu me radhë. Një familje që ka një rrogë mesatare, shumicën e të ardhurave I shpenzon në këto produkte bazike, dhe kjo nënkupton që të ardhurat reale dhe fuqia blerëse kanë rënë gjatë këtij viti. E dyta, është rritë çmimi i energjisë elektrike, tarifa e ulët është rritë me 104 për qind dhe tarifa e lartë është rritë me 85 për qind. E treta, në bazë të ASK-së çmimet e plehrave dhe farërave janë rritur në minimum 25 për qind. Kjo nënkupton se sivjet veshtorë të mbahet niveli i prodhimit bujqësor sa ka qenë më herët”, tha ai.
Deputeti Hoti në seancën e sotme i ka replikuar deputetit të VV-së, Armend Muja për të arriturat gjatë një viti.
Ai tha se bizneset asnjëherë në 20 vjet, nuk kanë qenë më të pasigurta
“Tek fusha e investimeve, deputeti nga Vetëvendosje i përmendi disa shifra, por unë po iu them realitetin. Në sektorin publik nuk ka asnjë investim të madh që krijon efekte multipikuese në ekonomi. Për punësim, për të ardhurat, për fitimet e bizneseve. Kemi parë bllokimin e OSHP-së, që realisht ka lënë të bllokuara miliona euro në projekte të mesme gjithandej nëpër Kosovë. Sa i përket investimeve të jashtme, mund japim shifra çfarë të dojmë, por nuk ka asnjë brend investitori të jashtëm që ka ardhur gjatë vitit 2021[…] Bizneset kurrë asnjë herë në 20 vjet, nuk kanë qenë më të pasigurta”, tha ai.