Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është detyrim mbështetja ndaj vlerave të demokracisë dhe lirisë pas tensioneve Ukrainë-Rusi.
“Në këtë kohë trazirash ne qëndrojmë me Ukrainën, së bashku me aleatët tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Është detyrimi ynë të mbështesim vlerat e demokracisë dhe lirisë. Liria do të mbizotërojë!”, ka shkruar Haradinaj.
Sot në Kuvendin e Kosovës u kërkua që për këtë çështje të mblidhen edhe institucionet e sigurisë së Kosovës për të monitoruar situatën.