Legjenda e futbollit francez, Alain Giresse, ka arritur në Prishtinë para pak minutash.
Ai ka mbërritur me një fluturim nga Gjermania në Prishtinë, shkruan “Jepi zë”.
Gazeta ka mësuar nga dëshmitarët që ai është parë teksa pritet nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi.
Giresse pritet ta marrë drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës. Për këtë, kishte paralajmëruar edhe Agim Ademi.
Kujtojmë se Giresse kishte drejtuar Francën, kombëtaren e Malit dhe në fund atë të Senegalit.