Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla janë konfiskuar 83.5 kilogram heroinë dhe janë arrestuar dy persona, pas një aksioni të Doganës, Policisë dhe Prokurorisë.
Sveçla nuk ka dhënë detaje se ku është zhvilluar ky aksion i Policisë, Prokurorisë dhe Doganës.
” Përgëzime Doganës, Policisë dhe Prokurorisë!83.5 kilogram heroinë më pak në treg, dy kriminel më shumë në burgjet e Kosovës”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Kur mes institucioneve të ndryshme ekziston vullneti për bashkëpunim të sinqertë për të siguruar sundim të ligjit e luftë ndaj krimit të organizuar, rezultatet nuk mungojnë.Përgëzime Doganës, Policisë dhe Prokurorisë!83.5 kilogram heroinë më pak në treg, dy kriminel më shumë në burgjet e Kosovës.