Vetëm mbrenda një jave kemi pranuar 24 vendime përfundimtare nga Gjykata e Apelit, nga paditë që i janë bërë komunës së Gjilanit, për shkeljet ligjore ndaj mësimdhënësve, punonjësve shëndetësor dhe zyrtarëve komunal, të cilëve gjatë tetë viteve të qeverisjes së kaluar komunale, nuk u janë paguar pagat jubilare që i takojnë me ligj, por edhe shpenzimet e udhëtimit e të ushqimit.
Vetëm për këto 24 raste jemi të obliguar që mbrenda 7 ditëbe të bëjmë pagesën e rreth 30 mijë euro, e nga to mbi 7 mijë euro janë shpenzime shtesë për kamata dhe shpenzime për procedurat gjygjësore, që do të paguhen nga buxheti dhe nga xhepi i qytetarëve të komunës së Gjilanit.
Komuna e Gjilanit përballet me rreth 2 mijë padi të tilla që janë në procese gjygjësore dhe që gjatë këtij viti e në vitin tjetër, do të detyrohemi ti paguajm borgjet e kaluara që janë akumuluar nga keq menaxhimi i buxhetit për tetë vitet e kaluara. Ikja nëpër vite për mos kryerjen e këtyre obligimeve që ka pasur komuna e Gjilanit, e ka shkaktuar këtë kaos financiar në buxhet.
Mbi 11 milion euro borgje reale dhe rreth 15 milion euro të tjera janë kërkesa që janë nëpër procese gjygjësore. Në total i kemi trashëguar 25 milion euro borgje nga keq qeverisja e kaluar në Gjilan.
2022 do të jetë vit i rëndë për buxhetin e komunës dhe barrë e jashtëzakonshme edhe për dy vitet tjera të ardhshme.