Kosova nuk ka nevojë për komplekse rezidenciale e godina shtetërore. Kosova ka nevojë për spitale më të mira, shtretër e barna më shumë. Vizitoni pak spitalet shtetërore dhe shihni mjerimjn aty. Kosova ka nevojë për arsim më cilësor, për dije më shumë. Ka nevojë për gjykata më të forta.
Tek pasi t’i kemi përfunduar punët në shëndetësi, arsim e gjyqësi – tek atëherë – mund të flasim për zyret e politikanëve, të kolegëve të mi.
Propozimi për komplekse të reja të institucioneve në këtë kohë është veçse naiv. Thotë Lumir Abdixhiku përmes një postimi të tij në Facebook