Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku gjatë orëve të pasditës mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu dhe bore, ndërsa intensifikim i tyre pritet më vonë në mbrëmje.
Era do të fryjë nga kuadrati i verilindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 14-42 km/h!
Temperaturat do të pësojnë ulje, ku minimalet do të lëvizin prej -2 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 10°C.