Kanë përfunduar të dy ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.
Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin e qytetit të Gjilanit, skuadra e Dritës është mposhtur si vendase me rezultat minimal 1:0 kundër Ballkanit.
Golin e vetëm të ndeshjes, dhe të fitores për Ballkanin e shënoi sulmuesi Theophilus Solomon, i cili shënon në minutën e 70’ për rezultatin final 1:0.
Ndërkaq, krahas kësaj ndeshje u zhvillua edhe takimi mes Llapit dhe Malishevës, në të cilën triumfuan “Legjendat” me rezultat solid 3:0.
Me pikët e reja, Ballkani zë vendin e parë në tabelë me gjithsej 45 pikë, krahas kundërshtarit të sotëm Dritës që renditet në vendin e tretë me 41 pikë.
Në anën tjetër, Llapi vazhdon me fitore, ku tani gjendet në vendin e katërt në kuotën e 41 pikëve, në krahasim me rivalin e sotëm Malishevën, që zë vendin e shtatë me 23 pikë.
Rezultatet e ndeshjeve të sotme të Superligës së Kosovës i gjeni më poshtë.
Drita 0:1 Ballkani
Llapi 3:0 Malisheva