Forcat ruse po avancojnë drejt qendrës së Kievit, autoritetet ukrainase thanë se u kanë shpërndarë qytetarëve mijëra armë.
Një total prej 25,000 armëve automatike si dhe 10 milionë fishekë janë shpërndarë, tha ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denys Monastyrsky, përmes një videoje të publikuar të shtunën, shkruan REL.
Ai po ashtu shtoi se edhe armë anti-tank janë shpërndarë.
“Kievi do ta mbrojë veten”, tha ai.
Monastyrsky tha se qytetarët po angazhohen vet që të mbrojnë shtëpitë e tyre.