Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se BE-së dhe SHBA-së duhet ta kenë parasysh veprimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq karshi presidentit rus, Vladimir Putin, pasi duket se presidenti serb Putinin.
Kosnett ka bërë këtë koment në një postim në rrjetin social “Twitter”, duke thënë se Vuçiq ka zgjedhur Putinin në vend të Perëndimit.
“Pra, duket se Presidenti i Serbisë Vuçiq ka zgjedhur Putinin në vend të Perëndimit – ndërsa pretendon se duart e tij janë të lidhura nga opinioni publik dhe fshihet pas Kishës. Kjo nuk është udhëheqje; është frikë morale. BE, SHBA ju lutemi kini parasysh”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia e respekton integritetin territorial të Ukrainës, por nuk do të vë sanksione ndaj Rusisë.