Kina ka bërë thirrje për vetëpërmbajte pasi që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi që ‘armët nukleare’ të vendosen në gatishmëri të lartë, duke rritur gjasat për eskalim nuklear në konfliktin e Ukrainës, shkruan aneës.
“Të gjitha palët duhet të mbesin të qeta, të kenë vetëpërmbajtje dhe të shmangin esklaim tutje të situatës”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Weinbin, të hënën.
Wang u tha reprterëve se Kina mbështet të gjitha përpjekjet për të lehtësimin e situatës.
Ai përsëriti vlerësimin e Pekinit se ‘shqetësimet e sigurisë dhe kërkesat legjitime të Rusisë duhet të merren parasysh seriozisht’ përballë zgjerimit të NATO-s në lindje.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Wang nënvizoi se Kina dhe Rusia mbesin ‘partnerë strategjik’ para se të jenë aleatë, duke shtuar se Pekini vendos në ‘pozicione dhe politika në bazë të meritave”