Përderisa negociatat mes rusëve dhe ukrainasve ende po vazhdojnë në Bjellorusi, në kufirin me Ukrainën, presidenti rus Vladimir Putin ka pasur një bisede me homolgun e tij francez, Emmanuel Macron.
Putin i prezantoi Macron-it kushtet për zgjidhjen e situatës në Ukrainë:
– Çmilitarizimi dhe denazifikimi i Ukrainës.
– Statusi i saj neutral.
– Njohja e Krimesë ruse nga Kievi.
Në këmbim, Macron i shprehu Putinit shpresën për një zgjidhje të shpejtë të konfliktit të Ukrainës përmes dialogut dhe negociatave me Kievin.
Sipas televizionit francez, biseda mes dy presidentëve ka zgjatur një orë e gjysmë.
Delegacioni ukrainas në negociatat kërkon tërheqjen e të gjitha trupave ruse, përfshirë ato nga Krimea dhe Donbasi – thotë këshilltari i kreut të zyrës presidenciale Arestovich.
Negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës nisën sot ku delegacionet u pritën nga Vladimir Makei, kreu i administratës së presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.
“Ju mund të ndiheni plotësisht të sigurt. Është detyra jonë e shenjtë!”, tha Makei, raporton Parlamenti i Ukrainës.