Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri nga PDK ka ndjekur nga afër lojën Kosovë-Norvegji.
Bashkë me të ka qenë edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ata i kanë lënë anash bindjet e tyre politike dhe janë bërë bashkë për ta ndjekur Kosovën në lojën kundër Norvegjisë, shkruan Jepi zë.
Hyseni ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, ku është parë me nënkryetarin Tahiri.
Kosova ka pësuar humbje nga Norvegjia me rezultat 92:95.
Kosova ka një fitore dhe dy humbje, kurse Norvegjia dy fitore e një humbje në rrethin e parë parakualifikues për Eurobasket 2025.