Data e sotme shënon Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të karrocës.
“Aty ku s’ka qasje, ka diskriminim!”, është motoja e aktivitetit te Hendikosit, për Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës në Kosovë, shkruan Jepi zë.
Ka shumë persona që pavarësisht se janë me aftësi të kufizuar, nuk i kanë ndalur dëshirat dhe pasionet e tyre jetësore, për të cilat edhe kanë fituar çmime, në fusha të ndryshme.
Kjo ditë u fillua nga Steve Wilkinson, i cili pothuajse në pjesën më të madhe të jetës së tij e ka përdorur karrocën. Në vitin 2008, ai themeloi këtë ditë për të bërë botën siç thoshte ai “më të arritshme për përdoruesit e tjerë të karrocave dhe personave që kanë nevoja”.
Ndryshe në vendin tonë mbahen aktivitete të tilla që trajtojnë këto data të rëndësishme.