Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndryshimin e Ligjit për pasurinë e sekuestruar dhe të konfiskuar.
Në votim 74 deputetë votuan për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, njofton Klankosova.tv.
“Kuvendi i Republikës së Kosovës me 74 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim e miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar”, tha kryeparlamentari, Glauk Konjufca.