Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi i ka dhënë sot mbështetje Dritan Abazoviqit, i cili ka marrë mandatin për kryeministër të Malit të Zi.
Në një postim në Facebook, Kamberi ka thënë se zgjedhja e Abazoviqit në krye të ekzekutivit është mundësi për fuqizimin e demokracisë, qytetarisë dhe evropianizimit.
“Jo vetëm sepse është shqiptari i parë që bëhet Kryeministër në historinë e Malit të Zi. Por edhe se zgjedhja e tij në krye të ekzekutivit është mundësi për fuqizimin e demokracisë, qytetarisë dhe evropianizimit; respektivisht dobësimit të autokracisë, nacionalizmit shovinist, pro-putinizmit dhe krimit të organizuar. E kundërta e pushtetit të Vuçiqit dhe pjesës dërmuese të opozitës së sotme në Serbi”, shkruan Kamberi në Facebook.