Donacione të shumta janë ofruar nga shtetet e ndryshme për Ukrainën.
Përpos armatimit, ushqimeve dhe medikamenteve janë dhënë edhe një shumë e madhe e parave.
E po ashtu hiç më pak se 42 milionë dollarë apo afro 38 milionë euro janë dhënë në formën e parave digjitale apo kriptovalutave.
Përveç kësaj, janë grumbulluar edhe 200 mijë dollarë mbi 180 mijë euro nga veprat e ndryshme të artit digjital.
Tashmë një pjesë e këtyre donacioneve janë kthyer në monedha tradicionale, raporton Washington Post, përcjell Klankosova.tv.
Kjo shumë e parave është përdorur për furnizime kritike si: dronë, jelek antiplumb, syze të ndjeshme ndaj nxehtësisë dhe benzinë.