Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt në këtë ditë përkujtimore të familjes, tha se janë shqiptarët që asnjëherë nuk i kanë lënë vetëm.
“Duke kujtuat këtë sakrificë që 24 vite më parë ishte po e njëjtë siç tregon Besarta dhe Bashkimi që tani është komandant i FSK -së, ka qenë kohë e njëjtë, po sikur kjo sot që ka filluar sulmet më 5 mars, dhe kanë vazhduar më 6 deri më pasditen e datës 7 në ora 16:00 pasdite, do të thotë 3 ditë luftime. E tërë lagjja Jashari kundër një force aplsolutisht të pabarabartë, një arsenal i tërë kundër një familje e pas disa ditëve tërë një lagje e sipas dëshmitarëve okularë flitet mbi 15 mijë forca ushtarake policore me një fjalë një arsenal i terë tokësorë, përpos atij ajrorë që është përdorur gjatë këtyre tri ditëve por që fal sakrificës edhe pse shkuan shumë bukur shumë…Kështu që nga ajo ditë e sot janë shqiptarët anë e kënd trojeve tona etike por edhe nga diaspora që nuk na harruan dhe nuk na lanë vetëm asnjëherë si në ditë të mirë si në ditë të këqija”, tha ai
Anëtari i kësaj familje ka bërë homazhe së bashku me qytetarë si dhe asamblist të partisë Idealë për Skenderajn