Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e kryeministri Albin Kurti së bashku me ministra e bashkëpunëtorë nga Qeveria e parlamenti bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Osmani tha se sot jemi këtu për ta përkujtuar sakrificën e familjes Jashari.
“Ne gjithmonë do ta kemi udhërrëfyes trimërinë dhe sakrificën e familjes Jashari sepse ajo çfarë ata bënë për atdheun do të mbes një dritë e cila do të ndriçoj rrugën përpara të brezave të tërë. Prandaj lavdi dhe përkujtimi i tyre do të jetë i përhershëm”.