Esat Hamiti nga Kosova, me banim në Francë, së bashku me mikun e tij, Brice Auert, kanë fluturuar drejt Ukrainës, për të shpëtuar një 19-vjeçare, që ishte nën bombardimet e Kievit.
Alina, 19-vjeçare ukrainase, kishte mbetur e vetmuar dhe e bllokuar në zonën e luftës, pasi familja e saj pak ditë më parë ishin larguar për në Francë.
Misioni i tyre për ta shpëtuar Alinën ishte miratuar nga Gjykata në Sarregueminese të Francës.
Siç raportohet nga mediat franceze, prindërit e saj dhe vëllezërit kishin ikur para disa ditëve në Francë, teksa ajo kishte mbetur e vetme në periferi të Kievit.
Hamiti është deklaruar për mediat franceze, duke përshkruar sfidat për të arritur te Alina, ku edhe kanë arritur në fund që ta shpëtojnë me sukses.