Në Gjilan me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Zyra për Barazi Gjinore bëri hapjen e fushatës me moton: “Protestojmë, nuk festojmë”, kundër dhunës së grave në familje e shoqëri.
Po ashtu, në shkallët e teatrit u mbajtë aktiviteti “Këpucët e kuqe”, që janë mbledhur nga gratë e qytetit, për të rritur ndërgjegjësimin e për të kujtuar të gjitha gratë e vajzat që nuk janë më, që kanë pësuar ose kanë humbur jetën si pasojë e dhunës në familje.