Ministrja e Ekonomisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se nuk po e kupton nga po vjen paniku tek qytetarët për mungesën e grurit dhe furnizimit me miell, pasi Rusia filloi agresionin ndaj Ukrainës, shkruan
Hajdari tha se pavarësisht se Ukraina është ndër shtetet që eksporton më së shumti grurë, Kosova sipas saj s’është e varur nga gruri i këtij shtetit.
“Nuk e di pse po vjen ky panik, kur nuk ka rrezik për mbyllje të kufijve dhe të stoqeve. Nuk është e mirë se çfarë ka ndodhur. Ky panik qe vjen nuk e di pse po vjen kur nuk ka rrezik për mbyllje të kufijve she stoqeve. Ndoshta për grurin, Ukraina njihet si një prej shteteve që eksporton më shumë grurë, por Kosova nuk ka eksportuar nga Ukraina, pra nuk lidhet direkt nga Ukraina. Kemi edhe shtete të tjera mike si Kroacia, Italia, Bullgaria, Turqia nga edhe ku marrim grurë”, tha ajo.
Më tutje, Hajdari deklaroi se janë duke punuar që Kosova të ketë mjaftueshëm në rezervat e saj grurë dhe miell.