Njëri ndër duelet më interesante të rrethit të katërt të DigitAlb Kupës së Kosovës pritet të zhvillohet në Therandë ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit.
Ky duel do të zhvillohet ditën e mërkurë (14 shkurt) me fillim nga ora 12:30, raporton Gazetasheshi.com.
Përtej fushë së blertë rivalitet i madh pritet të ndodh edhe në shkallët e tribunave, me ç’rast “Xhebrailat” e Ballkanit dhe “Skifterat” e Gjilanit kanë premtuar paraqitje spektakolare.
Dy skuadrat janë përforcuar mjaft mirë në afatin kalimtar të janarit, ndaj kjo ndeshje pritet të jetë mjaft interesante.