Inspektorët komunalë në Gjilan gjobisin me 1000 euro një furrë buke, pesha nuk përputhej me deklaracionin
Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan është e vendosur të mos tolerojë asnjë shkelje të të drejtave të konsumatorëve.
Gjatë inspektimit në sektorin e bukës, në një furrë në qytet është konstatuar se pesha e bukës nuk përputhej me deklaracionin.
Inspektorët kanë ndërmarrë veprimet e duhura ligjore dhe subjektit ekonomik i kanë shqiptuar një gjobë në shumë 1000 euro, pasi nga kanë vërtetuar se buka që shitej për 500 gramë peshonte 70 deri në 80 gramë më pak.
Drejtoria e Inspekcionit komunal në Gjilan i siguron qytetarët se ankesat dhe kërkesat e tyre do të shqyrtohen me seriozitet të plotë dhe se nuk do të tolerojë mashtrime në dëm të konsumatorit.