Gjatë ditës së sotme drejtoresha e DSHMS-së, Aurorë Osmani Buca, së bashku me drejtoreshën e QKMF-së zonjën Arbenita Hajdari, vizituan QMF-të e qytetit. Diskutuan nga afër me punëtorët shëndetësor të qendrave në Arbëri, Dheu i Bardhë, 28 Nëntori dhe Ramiz Cërnica, për nevojat e stafit, mbarëvajtjen e punës dhe sfidat në të cilat po kalojnë.
Stafi shëndetësor në përgjithësi po i ushtrojnë detyrat e tyre me profesionalizëm dhe përkushtim.
Ne si drejtori gjithmonë do të mundohemi që krahas përgjegjësive profesionale, t’i vëmë në pah edhe aspektet humane, që vet shëndetësia i kërkon!
Punë të mira po bëhen!