Delegacioni danez mirëpritet nga menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm Gjilan.
Ishte kënaqësi të presim në vizite pune delegacionin teknik mjekësor danez të burgjeve: Z. Lars Hemdorff, Znj. Nina Maria Hansen dhe Z.Kenneth Roland Blaaberg të shoqeruar nga Z. Granit Shatri-koordinator për ShB në MSH dhe Ngadhnjim Rexhepi-udhëheqës i NJSHB në Gjilan.
Delegacionin danez e njoftuam në bazë të interesimit të tyre, në lidhje me listen e shërbimeve mjekësore në SPGJ, për të cilat ata ishin te interesuar, për mundësinë dhe kushtet e trajtimit të të burgosurëve të Mbretërisë së Danimarkës në SPGj në rast të nevojave të tyre për trajtim mjekësor.
Takimi ynë ishte pjesë e takimeve dhe vizitave të cilat delegacioni danez do t‘i bëjnë nëpër institucionet shëndetësore, si përgatitje e implementimit të marrëveshjes në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Danimarkës.
Me këtë rast, pas marrjes së informatave të nevojshme për listën e shërbimeve të cilat mund t‘u ofrohen pacientëve potencialë nga burgu i Gjilanit, delegacioni i shoqëruar nga drejtoresha e infermierisë Znj. Vlora Shalaj bënë vizita në disa reparte të spitalit.
Drejtoria e SPGJ është e gatëshëme të ofroj shërbime cilësore me të gjitha kapaciteteve tona profesionale mjekësore infrastrukturore dhe logjistike.