Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka marrë pjesë në Forumin Diplomatik në Antali të Turqisë.
Osmani është privilegjuar nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, shkruan Jepi zë.
Erdogan i’a rezervoi Presidentes Osmani ulësen në rendin e parë ku përballë saj ishin shumë lider botëror.
Ndryshe, ky Forum do t`i zhvillojë punimet prej 11 deri më 13 mars dhe do të marrin pjesë përfaqësues nga rreth 70 shtete.