Mulliri M&Sillosi ka dhuruar 25 mijë kilogramë miell për Shtëpinë e të Moshuarve e cila ndodhet në Suharekë.
Halil Kastrati, drejtues i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, duke njoftuar për këtë akt bamirësie, ka falënderuar kompaninë “Devolli Corporation”.
“Zoti ju shpërbleftë! 25 tonë miell erdhën sot nga M&Sillosi donacion”, është shprehur Kastrati.
“Faleminderit shumë “Devolli Corporation”. Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!”.