Dukagjini dhe Drita kanë luajtur baras në kuadër të xhiros së 25-të në BKT Superligë.
Për Dritën kjo ishte ndeshja e katërt radhazi pa fitore, ku kanë humbur dy prej tyre dhe kanë barazuar në dy të tjera.
Drita tani e sheh vetën tetë pikë mbrapa liderit Ballkanit dhe gara për titullin e kampionit duket shumë më e vështirë.
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka thënë se skuadra e tij po luan mirë, por fati ia ka kthyer shpinën.
“Nuk është se lojtarët nuk e kërkonin fitoren. U munduan ta gjenin golin, por nuk erdhi, krijuam disa raste shënimi, por nuk ia dolëm, ndërsa edhe kundërshtari pati një rast që mund të na kishte ndëshkuar”.
“Sot kemi pasur mungesa shumë, por nuk do të kërkojmë justifikim. Thjeshtë po bëjmë ndeshje të mira, përfshirë këtë kundër Drenicës dhe derbin që e kishim”.
“Fati disi na ka kthyer shpinën. Para se ta luajmë ndeshjen ndaj Prishtinës, të mërkurën do ta kemi një ndeshje për kupë ku do të mundohemi ta kthejmë motivin”, u shpreh Nuhiu pas ndeshjes.
Me këtë barazim Drita vazhdon të mbetet në vendin e tretë me 43 pikë, tetë më pak se lideri Ballkani, derisa Dukagjini është e teta në tabelë me 26 pikë