Kroacia ka qenë dhe mbetet shtet partner i Kosovës. Të dy vendet tona do ta vazhdojnë këtë miqësi, duke ndërtuar bashkëpunim në shumë fusha. Në takim me homologun tim kroat biseduam për mundësitë e mbështetjes që Kroacia mund të japë për Kosovën në rrugën e integrimeve euroatlantike. Kosova mund të mësojë shumë edhe nga përvoja parlamentare në Kroaci, ashtu si dhe në shumë sfera të tjera. Ne do të forcojmë raportet tona si dy shtete mike në favor të zhvillimit të gjithanshëm.
Kadri Veseli : Kroacia ka qenë dhe mbetet shtet partner i Kosovës.
Ndani këtë artikull