Dy talentët e FC Dritës, mbrojtësi i majtë, Yll Ibrahimi e mesfushori Dientit Isufi, gjatë do ta mbajnë në mend qerekfinalen e Kupës së Kosovës me Ulpianën, pasiqë në këtë ndeshje këta dy talent
të futbollit kanë marrë besimin e trajnerit të tyre, Ardian Nuhiut, të zhvillojnë ndeshjen në 20 minutat e fundit të ndeshjës.
FC Drita me këta dy talent ka nënshkruar kontratë profesionale në fillim të stinorit pranveror, duke shpresuar se shumë shpejt këta dy talent do të dëshmohen me kualitetin e tyre në ndeshjet e ardheshme.
Ibrahimi e Isufi njiherit ishin edhe futbollist të Përfaqësuesës së Kosovës U-19.
Yll Ibrahimi e Dionit Isufi, për paraqitjen e tyre zyrtare tek “bardhekaltërtit” ishte mjaft emocionuese.
“E falenderoj trajnerin për besimin e dhënë, poashtu edhe bashkëlojtarët të cilët na frymzuan duke na përkrahur gjatë tërë minutave të cilët ishim në fushë. Jemi të gatshëm që të japim më të mirënqë dim dhe mundemi për të mirën e klubit.Urojmë që me paraqitjet tona në të ardhmën ti gëzojmë tifozët tanë ‘Intelektualët’ “.
Nuk ka dyshim se FC Drita në mesin e tyre ka dy futbollist të talentuar dhe cilësorë, të cilët në të ardhmen pritet që këta dy futbollist të shpërthejnë në klubin e tyre e në futbollin Kosovar.