Ish drejtori i arsimit në Gjilan Nazmi Musa denohet me burg
Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me 145 ditë burg në cilësinë e drejtorit të Arsimit Nazmi Musa, për kryerjen e veprës penale keqpërdorim i detyrës zyrtare, ndaj të cilit pas hetimeve të bëra nga Prokuroria Themelore në Gjilan i është ngritur aktakuzë më datë 25.04.2016.
Gjatë procesit gjyqësor drejtori i arsimit e kishte pranuar fajësinë në tërësi për veprën penale të cilën akuzohej, gjë që është marr si rrethanë lehtësuese dhe dënimi është dhënë me kusht nëse brenda një viti i njëjti nuk kryen vepër tjetër penale.
Ndaj të dëmtuarës Bukurije Musliu, drejtori i Arsimit Nazmi Musa kishte bërë qëllimshëm shkelje ligjore dhe në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ, duke mos e lejuar që Bukurije Musliu të sistemohet si mësimdhënëse pas përfundimit të mandatit si zëvendës drejtoresh e shkollës fillore Abaz Ajeti.
Poashtu drejtori i Arsimit nuk i kishte respektuar as vendimet e Inspektoriatit të Arsimit dhe as të sekretarit të përhershëm të MASHT-it.
Në vendimin e gjykatës është konstatuar se i akuzuari Nazmi Musa ka kryer veprën penale shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës nga neni 193 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
Ky vendim i Gjykatës Themelore ndaj drejtorit të Arsimit Nazmi Musa, dëshmon politizimin e skajshëm të Lutfi Hazirit i cili e ka instaluar jo vetëm në sektorin e Arsimit por edhe në të gjithë sektorët tjerë duke përfshirë edhe institucionet komunale ka thënë Bukurije Musliu, mësimdhënëse, derisa njoftimi është dërguar nga dega e PDK-së në Gjilan.