Trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi, e ka vlerësuar lartë skuadrën e Gjilanit pas ndeshjes duke thënë se e vu në vështirësi skuadrën e tij.
Takimi mes Malishevës dhe Gjilanit të shtunën përfundoi pa gola dhe i takoi xhiros së 26-të të Superligës.
“Na bënë presion me topa të gjatë. Edhe ne kishim raste të pastra, realisht arritëm edhe të shënojmë, por ky është futbolli. Nuk jam i kënaqur me barazimin sepse i patëm shanset ta fitonim ndeshjen. Sa i përket lojës, e përgëzoj Malishevën dhe Gjilanin, por sidomos lojtarët e mi. Po të ishim pak më konkret para portës do ta fitonim tërë ndeshjen. Megjithatë, barazimi është rezultat pozitiv”, u shpreh trajneri Thaqi.