Ka vdekur Eroll Krasniqi, futbollisti që me paraqitjet e tij la gjurmë të pashlyeshme në futbollin kosovar.
Ai ka qenë pjesë e gjeneratës të futbollistëve të cilët i rezistuan pushtuesit serb në vitet e 90-ta, shkruan Jepi zë.
Erolli u dallua për virtyte të larta intelektuale e sportive i cili tërë jetën ia kushtoi futbollit dhe KF Besa.
Për vdekjen e tij ka reaguar Enes Shosholli kryetar i L.V.F.K përmes një postimi në Facebook. /jepizë
Postimi i plotë i Shoshollit:
E nderuara Familje Krasniqi!
Të nderuar drejtues dhe staf i KF Besa dhe KFV Besa!
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj Eroll Krasniqit, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, dhe në emër të kryesisë së ligës së veteranëve të futbollit të Kosovës, të ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta.
Erolli ishte pjesë e gjeneratës së futbollistëve të cilët i rezistuan pushtuesit serb në vitet e 90-ta. Ai ishte lojtar i spikatur i KF Besa dhe me paraqitjet e tij la gjurmë të pashlyeshme në futbollin kosovar, duke u shndërruar në model për shumë breza të rinj pejan.
Edhe pas përfundimit të karrierës si lojtar, Erolli gjithmonë i qëndroi afër klubit të tij të zemrës, duke e ndihmuar në forma të ndryshme, duke i ndimuar edhe KFV Besa
Kontributi i tij në klub ishte i jashtëzakonshëm dhe pa dyshim ishte ndër punëtorët më të dalluar sportivë në klub.
Ikja e tij e hershme është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për vet futbollin pejanë.
Erolli u dallua për virtyte të larta intelektuale e sportive dhe si personalitet që tërë jetën ia kushtoi futbollit dhe KF Besa.
Komuniteti i futbollit përherë do ta kujtojë atë si njeri të dashur dhe do ta vlerësojë për kontributin e tij në avancimin e futbollit Pejan.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!
Me respekt
Enes Shosholli
Kryetar i L.V.F.K