Drita ka arritur ta fitojë klasiken e futbollit kosovar, pasi ka mposhtur Prishtinën në Gjilan me rezultat 2-0.
Ekipi gjilanas FC Drita, ka dominuar gjatë gjithë ndeshjës, në pjesën e parë ekipi i Nuhiut, rrezikoj shumë por që fati nuk ishte në anën e Dritës.
Në pjesën e dytë FC Drita, sërisht dominoi ekipin e Prishtinës dhe shënoi dy gola me Simonovski dhe Balden.
Me këtë fitore, Drita zë vendin e tretë në tabelë me 46 pikë, 7 pikë më pak se Ballkani, derisa ka 3 pikë më pak se Gjilani që pozicionohet në vendin e dytë, kurse Prishtina mbetet në vendin e gjashtë me 32 pikë.