Drita ka shënuar fitore ndaj Prishtinës, me rezultat 2-0, në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Kosovës.
Pas ndeshjes ka folur trajner i Prishtinës, Abdulah Ibrakoviq, i cili u shpreh se arsyeja e humbjes është lodhja e lojtarëve.
“Kemi qenë shumë të lodhur, veprimet e futbollistëve ishin të ngadalta. Nuk ka pasur arsye të pranojmë gola kaq të lehtë. Lojtarët po ashtu nuk kanë reaguar mirë”, është shprehur shkurt Ibrakoviq.
Pas kësaj humbje, Prishtina renditet në vendin e gjashtë me 32 pikë, pas 26 ndeshjeve, me vetëm tri pikë larg barazhit. /Klankosova.tv/