Biznesmeni shqiptaro amerikan, Richard Lukaj, ka treguar se grupit për çështjet shqiptaro-amerikane i është shtuar edhe një kongresmen amerikan.
Bëhet fjalë për Andy Levin, përfaqësues nga Miçigani.
Lukaj është një prej aktivistëve të çështjes shqiptare në SHBA nga Miçigani dhe një biznesmen i suksesshëm.
“Njihuni me kongresmenin Levin, i grupit më të ri për çështjet Shqiptaro-Amerikane. Ai është nipi i senatorit të ndjerë Carl Levin, të cilin e kujtoj me dashuri nga ditët e shërbimit të tij në Komitetin e Shërbimeve të Armëve gjatë konflikteve në Ballkan. Faleminderit shqiptarë të Miçiganit!”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.
Grupi për çështje shqiptare është krijuar nga aktivistët shqiptaro-amerikanë me që të forcohen lidhjet mes shtetit amerikan dhe shqiptarëve, si dhe përfaqësimin e interesave shqiptare në Kongresin amerikan.
Ndryshe, edhe Serbia ka grupin e miqve të Serbisë në Kongresin amerikan. Ambasadori i Serbisë në Uashington, Marko Gjuriq ka thënë se grupi i miqve të Serbisë në Kongresin amerikan po rritet dita ditës në dhjetor të vitit të kaluar.
“Ne do të kemi mundësinë të shohim se deri në fund të vitit kur letra e kongresit për mbështetjen e Serbisë do të mbështetet nga pakrahasueshëm më shumë anëtarë të Kongresit sesa letrat që pohojnë qëndrime të caktuara të Prishtinës apo biznesmenë të caktuar nga Beogradi”, tha ai për RTS.
Miçigani është një prej shteteve në SHBA me komunitet të madh të shqiptarëve.