Sot shënohet Dita Botërore e Sindromës Down.
Në një intervistë për Radio Plus, Marigona Sadiku nga shoqata “Down Syndrom Kosova”, tha se këta persona kanë nevojë të ndihen të barabartë, derisa sfidë shtoi ajo vazhdon të jetë punësimi i tyre.
Sadiku ka treguar një varg aktivitetesh që do të mbahen sot, me qëllim rritjen e vetëdijesimit të shoqërisë për këta persona.
“Ora e parë mësimore në të gjitha shkollat do t’u kushtohet këtyre personave, ku nxënësit do të mund të njoftohet më shumë rreth personave me sindorwmn down. Derisa aktivitetin “Një kartolinë për ty e kemi filluar që nga fillimi i këtij muaji”, tha Sadiku.
Shoqata Down Syndrome Kosova, gjithashtu sot do të ekspozon produktet e punuara nga anëtarët me sindromë, siç janë kartolinat, mjalti, qirinjë, çanta, fotografi në sheshi “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.