Rregullatori i mediave në Pakistan, ka paralajmëruar kanalet televizive dhe stacionet e radios të përmbahen nga promovimi i festës së Shën Valentimit, një vit pasi një gjykatë lokale ka ndaluar festimet në vendet publike.
Në një mesazh në Twitter, Autoriteti Pakistanez për Rregullimin e Mediave Elektronike, ka thënë se ndalimi i vitit të kaluar është ende në fuqi dhe u ka bërë thirrje vendeve të “braktisin promovimet” e festës. Në shkurt të vitit 2017, Gjykata e Lartë në Islamabad ka ndaluar festimet në vendet publike dhe zyrat qeveritare brenda shtetit.
Po ashtu ka udhëruar mediat të mos publikojnë asgjë që lidhet me këtë ditë. Aplikuesi, Abdul Waheed, ka thënë se në atë kohë i ka kërkuar gjykatës të vendosë kundër promovimit të kësaj feste, sepse ai ka besuar se mediat e shtypura dhe ato elektronike e prezantojnë atë ditë, sikur të ishte pjesë e kulturës sonë.
Më 2016, presidenti pakistanez, Mamnoon Hussain, i ka bërë thirrje popullit me shumicë myslimane për të mos e festuar këtë ditë, sepse nuk është traditë myslimane, mirëpo Perëndimore.“Dita e Shën Valentinit nuk ka lidhje me kulturën tonë dhe duhet të ndalohet”, ka thënë ai. /al.com/