Kryeprokuror i Shtetit, Aleksander Lumezi, ka folur për rezultatet në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit si dhe plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave, sa i përket anës ligjore.
Në një intervistë për televizionin publik, tha se është i pakënaqur me gjyqtarët.
“Gjatë mandatit tim ka qenë e rëndësishme luftimi i e krimit të organizimit, korrupsionit, Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, që ka qenë një kusht i rëndësishëm për ne.
“Jemi te pakënaqur me dënimet e shqiptuara nga Gjykatat, por nuk mund te themi se nuk kemi paraqitur fakte”, tha ai.
Megjithatë thekson se gjatë mandatit të tij është punuar shumë.
“Kemi treguar se jemi në gjendje të reagojmë në mënyrë adekuate në te gjitha situatat. Është bërë një punë mjaft e madhe që vërtetohet nga rezultatet konkrete, kemi hetuar ish-kryeministra, ministra, kryetar te komunave, policë”, deklaroi kryeprokurori.
Lumezi si rezultat e përmendi edhe konfiskimin e 17 milionëve, pasuri e cila është fituar paligjshme, si dhe rastin e arrestimit të 50 zyrtarëve shtetërorë, aksionin për rastin “Subvencionet” dhe rastin “Brezovica”.