Sot, Instituti për Politika Sociale ”Musine Kokolari” ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ky memorandum përcakton modalitetet e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të komunikimit të ndërsjellë për çështjet që lidhen me monitorimin e politikave sociale në Kuvendin e Republikës së Kosovës, përcjell klankosova.tv.
Memorandumin e kanë firmosur Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Visar Ymeri, drejtor Ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale Musine Kokalari.
Kjo ka shënuar edhe një ritakim mes tyre të paktën publik, meqë dikur ishin dhe bashkëpartiakë në Lëvizjen Vetëvendosje.