Qeveria e Kosovës ka miratuar Propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore prej 100 mijë euro në emër të dërgimit të kontingjentit të parë të ndihmave humanitare nga Republika e Kosovës për popullin e Ukrainës, shkruan Reporteri.net.
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla tha ky vendim vjen në përgjigje të thirrjes publike të Ukrainës për ndihma humanitare.
“Republika e Kosovës nëpërmjet kësaj ndihme simbolike shpreh solidaritetin dhe përkrahjen për popullin e Ukrainës”, tha Gërvalla ndër të tjera.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës po ashtu ka vendosur të zgjerojë pakon e masave sanksionuese ekonomike-financiare ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, pas pushtimit të Ukrainës.
Kryeministri Kurti tha se kjo është pakoja e katërt me sanksione./Reporteri.net