Nënkryetarja e Gjilanit, Leonora Morina-Bunjaku, ka shprehur pikëllimin e saj me rastin e ndarjes nga jeta të mikes së madhe të shqiptarëve të Kosovës, Madeleine Albright.
Shkrimi i plotë:
Thellësisht të pikëlluar me lajmin për vdekjen e mikes së madhe të shtetit të Kosovës, ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright.
“Kosova më bën krenare më së shumti në gjithë karrierën time”.
Andaj sot Kosova sa ndjen dhembje dhe pikëllim poashtu ndjehemi krenarë dhe me fat që patëm një mbrojtëse e mike në kohërat më të vështira të historisë sonë!
Nderimet më të larta e të përjetshme për jetën dhe veprën e Madeleine Albright.
RIP Madam Secretary🙏❤️🌹