Në vazhdën e aktiviteteve të ndryshme, të shkollës, nxënësit e saj, sot patën mundêsinë, të përcjellin e dëgjojnë, për një temë shumë aktuale, në vendin tonë; “Bullizmi”.
I ftuari për ta trajtuar këtë temë ishte, profesori universitar, doktori i Sociologjisë, Ferdi Kamberi, njohës dhe ekspert i çështjeve sociale, në nivel të Kosovës, si dhe këshilltar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Në faqë të shkollës, ndër tjerash thuhet;
Meqë po jetojmë në një periudhë kohore, ku dukuritë negative janë shtuar, atëherë medoemos, duhet vepruar të gjithë!
Andaj, ne si shkollë, sot, organizuam një ligjëratë, me temë
“Bullizmi në shkolla fillore”.
Ku mysafir e patëm, profesorin e nderuar Ferdi Kamberi, doktor i Socilogjisë.
Trajtimi i kësaj teme, nga profesori i nderuar, me renome në nivel republikan, patjetër se, ngjalli kërshëri dhe interes të madh tek nxënësit, të cilët e shpërfaqën përmes pyetjeve të ndryshme!