Mitrovica shquhet me prezencën e shkollimit të lartë qysh nga kohët e më hershme, me theks të veçantë me programet teknike.
Fakultetet Teknike që ishin pjesë e UP-së në vitin 2014 do të kurorzoheshin me themelimin e Universitetit “Isa Boletini”, dhe mendohej se Mitrovicës po jepej një hov drejt zhvillimit.
Nga Komuna e Mitrovicës u nda toka me 17 hektarë, në qendër të qytetit për ndërtimin e kampusit.
Entuziazmi po rritej edhe tek qytetarët sepse Mitrovica po bëhej qytet universitar.
Por çka ndodhi?
Me të filluar rekrutimi i personelit, fillimisht në pozitat e adminsitratës, filluan manipulimet e mëdha, një familje kritkohej se kishte shumë familjarë të punësuar paraprakisht.
Padrejtësitë po rriteshin vazhdimisht, në çdo konkurs vinin në pah dallaveret dhe kurdisjet, pasi vetëm personat që kishin lidhje me stafin menagjues pranoheshin në pozita, por edhe avancoheshin brenda.
Një klan që përflitej që është brenda, kontrollonin Universitetin dhe Qendrën e Inovacionit, dhe duhej të kishe lidhje me ta që të punësohesh apo avancohesh.
Përçarjet u shfaqen edhe tek stafi akademik, pasi kishte mësimdhënës që pranoheshin me kolegje private, ankesa për mosavancim dhe deri tek mosakreditimi.
Nga punësimet nepotiste, më vonë vije radha që këta persona të avancohen brenda institucionit, dhe këto lëvizje sërish shkaktuan një përçarje brenda stafit.
Tani Universiteti ka mbetur pa drejtor të administratës dhe së shpejti mbetet edhe pa sekretar, pozitë për të cilën asnjëherë nuk pati konkurs. Tashmë këto pozita dhe pozitat tjera po lakmohen nga stafi administrativ brenda, por sigurisht edhe këto pozita do vendosen njerëzit më besnik të stafit menaxhues.
Dyshimet për kurdisje dhe dallavere kanë qenë dhe mbeten të mëdha, ka pozita që janë pranuar persona që nuk i kanë plotësuar as kriteret e konkursit, por vetëm se kanë qenë “hyzmeqar” të drejtuesëve kanë arritur të sistemohen.
Skandal mbetet edhe mosakreditimi i disa programeve, pasi vet udhëheqësit e Universitetit nuk kanë mundur t’i akreditojnë programet ku janë profesorë, por “tragjedia” më e madhe bëhet se agjensioni ka konstatuar se pikërisht këta profesorë nuk e kanë drejtimin e duhur.
Populli ka një shprehje që “zullumi këputet dikur”, dhe duket që këto skandale që po ndodhin së fundmi në Universitetin e Mitrovicë, vijnë si pasojë e krijimit të grupeve dhe të padrejtësive të mëdha.Jepi Zë